Gent Cakaj nga Kosova është ministri i jashtëm i Shqipërisë

Gent Cakaj nga sot do të jetë ministër i Punëve të Jashtme, duke e zëvendësuar Ditmir Bushatin, ndërsa Besa Shahini do të zëvendësoj ministren e shumë përfolur të Arsimit, Lindira Nikolla.Këto detaje, Rama i bëri të ditur sot gjatë ditës në Asamblenë e Partisë Socialiste.
Në kuadër të ndryshimeve në qeveri, Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot meritat e pamohueshme të Bushatit në gjithë rrugën e deritanishme, dinamikën e politikës sonë të jashtme dhe shërbimet e reja konsullore”.

Por sipas tij, Bushati duhet t’i përkushtohet Shkodrës me kohë të plotë dhe të japi kontributin e vetë në Këshillin e Integrimit Europian.StrugaLajm

Ministri i ri Gent Caka, mban aktualisht postin e zv/ministrit në këtë ministri dhe ka një eksperiencë në fushën e integrimit me eksperiencë akademike të shkëlqyer. Sipas Ramës, ai ka gjithë kapacitetin për të marrë stafetën.

In : Aktuale

Loading...
loading...