Georgievski: Kërkojmë mbyllje të plotë 10 ditore të shtetit që të parandalohet përhapja e koronavirusit

 Lideri i VMRO -Partisë Popullore, Lubço Georgievski kërkon mbylljen e plotë dhjetë ditore të shtetit që të parandalohet përhapja e koronavirusit.

“Kërkojmë mbylljen e plotë të gjithë Maqedonisë – dhjetë ditë. Kjo është e nevojshme që të bëhet kapërcim i krizës së virusit. Do të jetë hyrje tutje që të lirohemi nga masat. Kjo që tani bëhet duke u mbyllur në orën 16 është kundër produktive, krijohet rrëmujë e madhe para bankave, në markete në orët e mëngjesit, para orës policore dhe krijojmë përhapje të panevojshme të virusit, në vend që ta bllokojmë atë plotësisht”, tha Georgievski në studion e hapur të TV24.RELATED POSTSStrugaLajmStrugaLajm

Kjo punë, tha ai, nuk do të përfundojë për dy muaj, bëhet më e qartë dhe kjo është arsyeja pse duhet të shkojmë në një masë të këtillë tani dhe pastaj të lirohemi nga masat.StrugaLajm

“Jemi vend i vogël, mund të jetë kjo avantazh për ne, por duhen masa të tjera. Ai duhet të jetë qëllimi ynë – shtet i lirë nga koronavirusi”, thotë Georgievski.

In : Aktuale

Loading...
loading...