Aktuale

Gërmime arkeologjike kontrolluese në Tashmarunishtë të Strugës

Po realizohet programi vjetor i NU Muzeu “Nikola Nezlobinski” – Strugë, i miratuar dhe i mbështetur nga Ministria e Kulturës për vitin 2025, në fushën e veprimtarisë muzeale. Në këtë kuadër po zhvillohen hulumtime arkeologjike në lokalitetin Mlaka, në oborrin e kishës “Shën Kryeengjëlli Mihail” – fshati Tashmarunishtë.

Gërmimet arkeologjike po kryhen nga një ekip i vogël kërkimor, nën udhëheqjen e kustosit të lartë Bojan Taneski. Kërkimet po zhvillohen mbi bazën e të dhënave të marra nga skanimi gjeologjik i hapësirës, i realizuar në vitin 2023, si faza fillestare e projektit.

– Në dy sondat që i kemi vendosur në jug dhe në veri të kishës, janë zbuluar disa varrime të krishtera, me gjetje që ndihmojnë në datimin e tyre (unazë bronzi, kopsë, disa vathë), por edhe katër mure të ndërtuara fort, nga gurë të skalitur dhe llaç, të cilat me hulumtime të mëtejshme do të përcaktohet se çfarë lloj ndërtese përfaqësojnë – informojnë nga NU Muzeu “Nikola Nezlobinski” – Strugë.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button