
Rep artisti ka publikuar një Instastory në llogarinë e Instagramit.
Pas zhvillimeve të fundit në vend, të arrestimeve të ish pjesëtarëve së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë reaguar fytyra publike të estradës shqiptare, shkruan lajmi.net.
Getoar Selimi ndër artistët më të dashur për publikun shqiptar ka reaguar pas ngjarjeve të djeshme.
Duket se zhvillimet e fundit kanë trazuar jo vetëm popullin dhe politikanët, pasi mjaft yje nga estrada kanë shprehur publikisht mbështetjen për të gjithë ata që luftuan pa u kursyer për popullin shqiptar.