Gëzuar 75 vjetorin Z. Klinton: Willsoni i dytë për shqiptarët!

Shpëtim Pollozhani

MOS HARROJMË!
SIKUR TË MOS ISHTE DASHURIA E KËTIJ BURRI PËR SHQIPTARËT, MBI DY MILIONË SHQIPTARË DO TË ISHIN SHPËRNDARË NËPËR BOTË SI ZOGJËT E QYQES.StrugaLajm

Kjo foto është nga Kampi i Stenkovecit pranë Shkupit në vitin 1999.
Kundërmimi që ndihej aty, nuk mund të krahasohet me asnjë kundërmim tjetër në botë. Ky burrë, i prekur nga mjerimi që e pa aty, u shkëput nga sigurimi i vetë dhe iu bashkëngjit turmës. Vetëm ai që e ka parë atë gjendje, e kupton se ç’bëri ky burë me vendimin për t’ua thyer boshtin kurrizor bishave çetnike!
Qindra fëmijë, pa u thënë kush gjë, e rrethuan nga të gjtha anët. Turma e fëmijëve i kaloi disa qindra. Vetëm fëtyrat e tyre të lumtura, flasin ma shumë se një milion fjalë!
Gëzuar 75 vjetorin Z. Klinton; Willsoni i dytë për shqiptarët!StrugaLajm


Loading...
loading...