Gjashtë mënyra për të shitur makinën tuaj sa hap e mbyll sytë

Nuk shisni dot makinën?! Më poshtë keni 6 këshilla të vlefshme që ta realizoni në mënyrë të suksesshme.

1. Rregulloni detajet e rëndësishme Çdo blerës nuk është një ‘budalla’ dhe ai do të kryejë një kontroll të arsyeshëm të plotë të makinës tuaj kur ata mendojnë ta blejnë atë. Ata do të kontrollojnë nëse të gjitha dritat e jashtme dhe të brendshme funksionojnë, nëse sinjalet punojnë, nëse fshirësit e xhamave punojnë dhe nëse vaji dhe lëngjet e tjera janë në rregull.Reklame

2. Pastrojeni atë Pavarësisht nëse jeni një makinë apo një person, përshtypjet e para janë gjithçka. Disa blerës, reagojnë mirë kur shohin veturën e pastër.

3. Dorëzoni makinën tuaj tek një shitës zyrtar

Çojeni makinën tuaj për ta shitur te një shitës zyrtar, sepse ja lehtësoni punën edhe më shumë vetës, dhe madje edhe personat që punojnë aty mund të jenë profesionist në atë që bëjnë dhe veturën tuaj mund ta shesin më shpejt se ju.

4. Kini në dispozicion historikun e makinës tuaj

Vendosja e të gjitha kartave në tryezë është një mënyrë e pagabueshme për të fituar besimin. Një nga pyetjet më të zakonshme që bëjnë lojtarët e pokerit nëse e shohin kundërshtarin e tyre duke shkuar gjithçka është “a do të më tregosh dorën nëse unë të tregoj timen?”. Prandaj edhe te veturat kjo ka shumë rëndësi kur ata e shohin historikun e veturës tuaj.

5. Ofroni atë miqve tuaj

Facebook është një kanal i fuqishëm i shitjeve. Nuk ka rëndësi nëse keni vetëm 56 miq. Vendosni veturën tuaj në grupet e duhura dhe do të përhapet më shpejt sesa një pandemi globale.

6. Ulni çmimin

Ulini çmimin në 20 përqind të çmimit mesatar të tregut, të cilin do ta përcaktoni duke analizuar me kujdes faqet e internetit lokale të shitjes së veturave. Blerësit e veturave do të vijnë.

In : Aktuale

Loading...
loading...