
Një grua 57-vjeçare është gjetur e pajetë në një banesë në Strugë.
Sipas informatave zyrtare, dje rreth orës 17:50, në NJPB Strugë është raportuar se në një apartament në qytetin e Strugës është gjetur pa shenja jete A.M. (57), nga fshati Zajas i Kërçovës.
Mjeku nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore në Strugë ka konstatuar vdekjen, pa shenja të dukshme dhune në trup.
Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerës është dërguar për obduksion, njoftoi policia.




























