Aktuale
Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një person nga Shkupi
Sektori për Punë të Brendshme në Shkup njoftoi se gjatë ditës së djeshme është denoncuar se personi A.Z (41) është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Gazi Babë.
Nga Mjeku i Ndihmës së Shpejtë është vërtetuar vdekja pa shenja dhune.
Këqyerjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i Sektorit për Punë të Brendshme Shkup.
Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë është dërguar për autopsi.