Gjendet i vdekur një person 40 vjeçar


Një person i vdekur është gjetur në një objekt në Shkup, ka njoftuar policia. Sipas njoftimit të MPB-së, dje rreth orës 18 e 50 minuta policia është njoftuar që në objekt në rrugën “Bosnje Hercegovina” është gjetur i vdekur personi R.F. (40) nga Shkupi, pa gjurmë të përdorimit të dhunës, shkruan Gazeta Lajm.

Hetime në vendin e ngjarjes ka kryer një ekip i hetuesisë. Një ditë më parë, një shtetas gjerman, poashtu u gjet i vdekur pa gjurmë dhune në objekt në qendër të Shkupit.

In : Aktuale

Loading...
loading...