LN ARCHITECTS
BLENDI PETROL
Aktuale

Gjendet sërish eshtra në një shpellë në Gostivar

Gjatë hulumtimeve të bëra në një shpellë në Malin e Thatë në afërsi të fshatit Koritë të Gostivarit, speleologë kanë gjetur eshtra njeriu, pjesë të një granate të aktivizuar, pushkë gjahu dhe rroba të ndryshme, informon Tv Globi.

Sendet e gjetura janë dorëzuar për ekspertizë, pas së cilës do të dihet nga cila kohë janë ato dhe si janë gjetur në atë shpellë. Sipas Ministria për Punë të Brendshme gjetja e speleologëve është paraqitur më 18 gusht, në orët e pasdites.

Nga MPB informojnë se kryetari i klubit të speleologëve ‘Korabi’ ka paraqitur se ditën paraprake derisa kanë bërë hulumtime në shpellë – në thellësi rreth 20 metra, në vendin e quajtir ‘Çavkarnik’ në fshatin Koritë, kanë vërejtur pjesë nga disa kafka dhe një granatë të pa eksploduar.

Pas këtij denoncimi në MPB, është informuar edhe Prokuror publik, i cili ka urdhëruar të bëhet kontroll, që është bërë dje, nga ana e zyrtarëve policorë, përfaqësuesve të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim dhe nga Sektori për antiterrorizën DSK Gostivar.

Pas kontrollit në fundin e shpellës, sendet e gjetura janë fotografuar dhe po bëhen eksperitë nga ekspert italian të cilët tash e dy vite po qëndrojnë në Maqedoni duke ekspertuar në disa vendbanime me shqiptarë ku dyshohet se janë vrarë shumë vite më parë dhe janë groposur nëpër shpella të ndryshme.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

 
Back to top button