Aktuale

Gjendet trup i pajetë në liqen në Pogradec

Pogradec, 6 Korrik 2025 – Një trup i pajetë është gjendur paraditen e sotme në ujërat e liqenit të Pogradecit.

Sipas informacioneve paraprake, trupi është nxjerrë në breg nga shërbimet e Policisë Kufitare, ndërsa bëhet fjalë për një shtetas të moshuar, i cili ende nuk është identifikuar.

Grupet hetimore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave si dhe për identifikimin e viktimës.

Në vijim pritet që policia të japë më shumë detaje lidhur me këtë rast.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button