Aktuale

Gjendet trup i pajetë në Liqenin e Ohrit, viktima një 70-vjeçar

Një trup i pajetë është gjetur mbrëmjen e djeshme në ujërat e Liqenit të Ohrit, në afërsi të plazhit të Qendrës së Skautëve në Ohër.

Sipas njoftimit zyrtar nga SPB Ohër, rasti është raportuar më 5 korrik 2025, rreth orës 18:21, kur kalimtarë të rastit kanë vënë re trupin e pajetë të një personi në ujë.

Pas hetimeve të kryera në vendngjarje, është konstatuar se bëhet fjalë për shtetasin M.J., 70-vjeç, nga Shkupi. Mjeku i Urgjencës ka konstatuar vdekjen, ndërsa në trupin e viktimës nuk janë vërejtur shenja dhune.

Autoritetet kanë nisur procedurat e nevojshme ligjore për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button