Gjendja e jashtëzakonshme në vend zgjatet edhe për 30 ditë të tjera

“Këshilli i sigurimit debatoi edhe për gjendjen e jashtëzakonshme. Nga qeveria dje më është dorëzuar propozim për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme. Vendimin do ta sjell në pajtim me kompetencat e mia kushtetuese dhe do të zgjas në 30 ditët në vazhdim. Unë sot në bazë të propozimit të ri të Qeverisë, do të sjell vendim për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme edhe për 30 ditë të tjera”, tha Pendarovski.

Pendarovski tha se në Kumanovë gjendja me koronavirusin është e keqe, andaj sipas tij duhet të shqyrtohen masat e ngjashme me Dibrën.

“Është konstatuar se të gjitha resurset janë orientuar kundër zhvillimeve me Kovid-19.
Qëndrimi imë është se për gjendjen në Kumanovë do të duhet ta zbatojmë masën e ngjashme me Dibrën. Ditëve të fundit zhvillime negative kemi edhe në Prilep. U pajtuam se kuadri shëndetësor, policia dhe armata janë angazhuar dhe me efikasitet po kryejnë detyrën e tyre.

Loading...
loading...











Loading…


loading…