Gjendja me koronavirusin në botë deri ora 18

Shkup, 6 mars – Numri i të infektuarve me koronavirusin e ri në botë sot e tejkaloi numrin prej 100.000 njerëzve. Nga epidemia kanë vdekur më shumë se 3.400 persona, ndërsa virusi u përhap në më shumë se 90 shtete. Gjashtë prej tyre sot paraqitën raste të para. Shkalla e vdekshmërisë është 3,4 për qind, që është larg shkallës së vdekshmërisë nga gripi sezonal, që është nën një për qind.

OBSH – Të gjitha vendet duhet ta bëjnë top-prioritet luftën për pengimin e përhapjes së Kovid-19, kumtoi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Agjencia e KB-së theksoi se lufta kundër epidemisë kërkon që vendet të punojnë së bashku. “Tani jemi në prag që të regjistrohen 100.000 raste të konfirmuara”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adanom Gebrejsus, në brifing. Ajo (epidemia) gjeografikisht po përhapet dhe po brengos”.

Vatikan – Vatikani kumtoi për të infektuar të parë me koronavirusin e ri dhe ka mbyllur reparte që të pengojë përhapjen e virusit.

SHBA – Janë paraqitur sot 57 raste të reja të të infektuarve. për herë të parë ka në Kolorado, Merilend, Tenesi dhe Teksas, si dhe në San Francisko. Rreth 230 janë infektuar dhe 12 deri tani kanë vdekur.StrugaLajm

Francë – Presidenti Emanuel Makron u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i vendosin në minimum vizitat tek farefisi, për shkak të rrezikut nga infektimi me koronavirusin e ri.

Gjermani – Ministria e Punëve të Jashtme i ka ripërtëritur rekomandimet për udhëtim në vendet e huaja me këshilla për shkak të epidemisë – të mos vizitohen rajone në provincën italiane në Alpe, Tiroli Jugor dhe vende tjera në Italinë veriore.

In : Aktuale

Loading...
loading...