Gjendja, shëndetësore e Ziadin Selës po përmirësohet!

Sekretari i përgjithshëm Arben Taravari ka dhënë një lajm të mirë për liderin e LR-PDSH-së, Ziadin Selën se ai është edhe më mirë sot.

“Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se Kryetari i LR-PDSH-së, z.Ziadin Sela, sot është në gjëndje edhe më të mirë shëndetësore.
Këtë deklaratë e bëj nën përgjegjësinë e profesionit tim, por sërish si mjek do insistoja për reduktim absolut të vizitave që të kemi rikuperimin e tij të plotë sa më shpejt.
Faleminderit atyre miliona njerëzëve të cilët jetojnë me ne këtë situatë nga Tetova e deri në Preshevë, nga Struga e deri në Tiranë, nga Dibra e deri në Prishtinë, nga Gostivari e deri në Pejë, faleminderit shqiptarët në Diasporë, faleminderit për të gjithë anëtarët e partive të tjera të cilët me fisnikëri tejkalojnë ideologjitë partiake dhe janë pranë nesh, faleminderit të gjithë anëtarëve të partive maqedonase të cilët vijnë çdo ditë për të parë gjëndjen e z.Ziadin Selës, duke u distancuar nga akti terrorist i 27 prillit.
FALEMINDERIT TË GJITHËVE!” ka shkruar Taravari.

In : Aktuale

Loading...
loading...