Gjermani, i gjithë fshati ka vetëm një veturë

Fshati i vogël Gey in der Eifel në Gjermani ka vetëm 1900 banorë, ndërsa që nga viti 2015 janë duke përdorur një veturë të përbashkët. Atëbotë, vetura ka kushtuar 16 mijë euro, por banorët nuk kishin paguar edhe asnjë cent të vetëm.

Nuk është se banorët nuk kanë pasur vetura, bile edhe një autobus e lidh fshatin me qytetin më të afërt. Por, ndonjëherë shtrohej nevoja e përdorimit më të shpeshtë të veturës, psh për të tregtuar, për kontrolle mjekësore, shkollë, punë. Autobusi nuk ishte edhe aq i përshtatshëm për t`i kryer të gjitha këto, hip-zbrit-prit. Por, fshatarët tashmë kanë një veturë të përbashkët dhe secili i cili posedon një patentë shoferi, mund ta drejtojë veturën e cila funskionon me rrymë, informon Shtegu.com. Si është e mundur që për veturën me këtë çmim askush nuk ka dhënë asnjë cent të vetëm? Disa sipërmarrje, përmes sponsorimit të tyre për t`i reklamuar firmat e veta, kishin organitzuar blerjen e veturës. Ata të cilët do ta përdorin automjetin, do të duhet të paguajnë një çmim bazë vjetor prej pesë eurosh, 20 cent për një kilometër dhe dy euro për një orë. Me të ardhurat nga përdorimi i veturës, është financuar një projekt për mirëmbajtjen e natyrës.

Ky projekt tash është duke u zbatuar edhe në disa komuna të tjera rurale në Gjermani dhe me shumë sukses.


Loading...
loading...