Gjermani/ Ja çka pritet të ndodhë nga 1 janari me numrin e punëtorëve të pakualifikuar nga Ballkani Perëndimor

Deri më tani, tregu gjerman i punës ishte i hapur për punëtorë të pakualifikuar nga Ballkani Perëndimor edhe pa njohje të gjuhës gjermane, ndërsa kushti i vetëm ishte të kishin kontratë pune me ndonjë kompani me seli në Gjermani me pagë minimale të garantuar, shkruan SDK, transmeton Portalb.mk.

Në Gjermani është duke u përgatitur një rregullore e re, e cila duhet të hyjë në fuqi vitin e ardhshëm dhe me të cilën do të kufizohet kontingjenti i krahut të pakualifikuar të punës nga vendet e Ballkanit Perëndimor në tregun e punës në Gjermani. Nga ambasada gjermane në Shkup thonë se ky kontingjent do të jetë 25.000 njerëz në vit nga i gjithë rajoni, ndërsa sa do të jetë kontingjenti nga Maqedonia e Veriut nuk është përcaktuar ende. Ende është aktuale rregullorja e miratuar në vitin 2016, që u ofronte alternativë ligjore qytetarëve të rajonit, të cilët aplikonin për azil në Gjermani dhe kjo rregullore do të vlejë deri në fund të vitit.Reklame

Sipas ambasadës, deri më tani tregu gjerman i punës ishte i hapur për punëtorë të pakualifikuar nga Ballkani Perëndimor edhe pa njohje të gjuhës gjermane, ndërsa kushti i vetëm ishte të kishin kontratë pune me ndonjë kompani me seli në Gjermani dhe me pagë minimale të garantuar. Ai ligj, shpjegojnë nga ambasada, u hartua nën presionin e kohës duke pasur parasysh shumë kërkesa për azil, ndërsa rregullorja vetë tregon se kishte disa mangësi pasi departamentet e vizave ishin të mbingarkuara me punë.StrugaLajmStrugaLajm

“Rregullorja e re duhet të korrigjojë gabimet e vjetra me atë që kontingjenti do të miratohet deri në masën sa ka kërkesa. Proceset administrative ende nuk janë përcaktuar plotësisht, por derisa rregullorja të hyn në fuqi në vitin 2021 do të jenë gati. Lajmi i mirë për secilin që interesohet për këtë lloj punësimi është se mundësia do të vazhdojë të ekzistojë”, thonë nga Ambasada gjermane në Shkup.

Sa i përket forcës së kualifikuar, ambasada pohon që gjithmonë gjatë miratimit të vizave kanë ekzistuar përjashtime. Pas një ndërprerjeje të shkurtër për shkak të pandemisë, nga korriku i këtij viti të gjitha kërkesat për krah pune të kualifikuar në Gjermani janë pranuar dhe përpunuar.StrugaLajm

“Fuqia e kualifikuar për punë ka pas mundësi të gjejë vend pune në Gjermani edhe gjatë pandemisë, natyrisht me kufizime të mëdha në fillim të pandemisë. Por nuk jeni të kualifikuar nëse ju vetë mendoni se jeni të kualifikuar, duhet të jeni të kualifikuar me arsim”, thonë nga ambasada.

Ndërkohë sipas të dhënave, të marra nga Regjistri Qendror i të Huajve, afro 1 milionë (921 419) shtetas nga Ballkani Perëndimor jetojnë (dt. 30.06. 2020) në Gjermani. Por diferenca e pagës mujore mes një gjermani dhe një ballkanasi shkon deri në 1600 euro në muaj. Sa më i lartë kualifikimi, aq më e madhe diferenca.

In : Aktuale

Loading...
loading...