Gjermania vazhdon izolimin deri me 7 mars

Sot gjatë ditës është përfolur për data të ndryshme të zgjatjes së “bllokimit” të Gjermanisë, por tani ka një vendim. Bllokimi në Gjermani do të jetë deri me 7 mars, shkruajnë mediat gjermane.

Sallonet e floktarëve do të rihapen me datën 1 mars, ndërkohë për rihapjen e shkollave dhe kujdesëve ditore iu është lënë në dorë vet shtetet federale të Gjermanisë të vendosin për këto çështje. StrugaLajmStrugaLajm

Kancelarja Angela Merkel e ka përshkruar periudhën deri në mes të marsit si “ekzistenciale” për zhvillimin e mëtejshëm të pandemisë së koronavirusit në Gjermani për shkak të rrezikut të paraqitur nga mutantët e e ri të virusit, transmeton albinfo.ch.StrugaLajm

Kancelarja Merkel ka thënë se janë duke përdorur modele të ndryshme për t’i mënjanuar viruset por siç ka thënë ajo të mërkurën, se ekziston rreziku i një vale të tretë, të cilës masat politike duhet t’i kundërvihen.

In : Aktuale

Loading...
loading...