Gjithçka nisi në Qafë Thanë/ Një histori si në telenovelë

Falë publikimit në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report Tv gjendet pas një viti Esmeralda Pura në Tiranë. 23-vjeçarja nga Pogradeci kishte nisur një bashkëjetesë me shtetasin M.L në zonën e Laprakës.

Ajo humbi gjurmët në 13 korrik të vitit 2021, nga Dogana e Qafë Thanës, duke lënë pas bashkëshortin dhe dy fëmijët e mitur. Familjarët e bashkëjetuesit 27-vjeçar kishin ndjekur programin, nga ku kishin mësuar se ajo është denoncuar si e humbur.


Esmeralda kishte gënjyer për afro 10 muaj me radhë M.L, ndërsa nuk i kishte treguar për statusin e saj civil. Denoncimi i nënës në emisionin ’Pa Gjurmë’ për zhdukjen e së resë shtyu M.L t’i drejtohet komisariatit nr: 3 për të deklaruar gjithçka.

Në pyetje nga policia për 5 orë radhazi u mor edhe Esmeralda. Stafi i programit e priti në ambjentet e jashtme, ku të pranishëm ishin bashkëjetuesi dhe prindërit e tij. Pas dëshmisë së dhënë para uniformave blu 22-vjeçarja shfaqi shenja irritimi, duke iu përgjigjur shkurt pyetjeve të gazetares. Ajo refuzoi kategorisht të takohet me dy vajzën 2 vjeçe dhe djalin 4 vjeç, si dhe me nënën e saj, duke thënë se jetonte e lumtur me djalin që dashuron.

Një vit pa u parë me familjarët, që prej ditës kur humbi gjurmët, Esmeralda nxiton të largohet edhe kësaj here. Në nxitim e sipër për të ikur ajo nuk dëshiron të komentojë asgjë për vendimin e saj.

Esmeralda: Unë këtë njeri desha dhe këtë mora. Hajd, kështu i thoni edhe nënës timeStrugaLajmStrugaLajm

Gazetarja: Nëna juaj ka një vit që nuk flet me ju

Esmeralda: Nuk dua t’ja di ku jam apo ku s’jam

Gazetarja: Nuk do që ta kontaktosh nënën?

Esmeralda: JoStrugaLajm

Gazetarja: Do që të vish nesër ta takosh, atë edhe vajzën, dy fëmijët

M.L: S’do takosha asnjë

Esmeralda: Asnjëri nuk do takoj

Gazetarja: Po nuk të ka marrë malli për fëmijët?

Esmeralda: Jo

Momente të vështira për nënën e Esmeraldës, gjendja shëndetësore e së cilës u përkeqësua sapo dëgjoi mesazhin e së bijës e cila refuzonte atë dhe fëmijët e mitur. Gjatë transmetimit live Diana Pura la studion televizive. Po me kërkesë të saj, e përlotur gjyshja me vajzën 2-vjeçare në krah hyn sërish në studio për t’i përcjellë një mesazh së bijës.

Odeta Dume: Erdhe me vajzën në studio? Po pse e sole vajzën e vogël?

Diana Pura: Që ta shikojë Esmeralda se çfarë ka lënë pas. Bij kthehu, nuk të mallkojmë për asgjë, se të kemi rritur me sakrifica. Pavarësisht çdo gjëje është vajza jonë. Nuk kemi çfarë të bëjmë, duhet t’i japim forca vetes. Ne si prindër duam ta takojmë.

Stafi i emisionit ‘Pa Gjurmë’ pati një bisedë me partnerin e ri të 23-vjeçares. M.L dhe zbuloi detaje të lidhjes me Esmeraldën dhe çfarë ka ndodhur përgjatë një viti me të. Ata ishin njohur në rrjetin social Facebook që prej vitit 2020, ndërkohë që ajo ishte e martuar me shtetasin maqedonas Ismail Isnov.

27-vjeçari e kishte futur në shtëpi, ndërsa kishin nisur bashkëjetesën pa ditur asgjë mbi të shkuarën e saj. Madje ajo nuk i kishte dhënë asnjë numër kontakti të familjarëve duke fshehur çdo të dhënë që do ta nxirrte zbuluar para djalit që ajo dashuronte.

Çifti pret të bëhen prindër, pasi Esmeralda është në muajin e 5-të të shtatzanisë. Në këtë mënyrë ajo është munduar ta mbajë të fshehur të shkuarën, deri ditën që u zbulua gjithçka.

In : Aktuale

Loading...
loading...