Gjoba për biznesin në Strugë ,Ohër që nuk respektuan vendimin e qeverisë

Mbikëqyrjet u kryen në përputhje me udhëzimet e marra nga ISHT-Shkupi për kryerjen e mbikëqyrjeve inspektuese bazuar në Ligjin për Tregti (Vendimi i Qeverisë nr. 41-8686/3 për kushtet e veçanta për tregtinë e disa mallrave dhe detyrimin e tregtarëve për të siguruar dhe shitur lloje dhe sasi të caktuara mallrash për konsumatorët sipas një rendit të caktuar).

Gjatë inspektimeve, te 3 subjekte që kryenin tregti me pakicë u konstatuan parregullsi, duke mos pasur të shfaqur shenjën “MË PAK SHPENZIME, MË SHUMË PËR TY”. Për këtë parregullsi u ndërmorën masa inspektuese, duke u caktuar gjoba për kundërvajtje sipas nenit 58 të Ligjit për Tregti. Një subjekt që kishte statusin e një tregtari të madh u gjobit me 7,000 euro për personin juridik dhe 350 euro për personin përgjegjës në personin juridik. Ndërsa dy tregtarë që kishin statusin e tregtarëve të vegjël u gjobitën me 800 euro për personin juridik dhe 50 euro për personin përgjegjës në personin juridik, informoi Cvetko Risteski, ndihmës inspektori kryesor në ISHT Ohër.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...