Më datë 27.01.2023, në periudhën nga ora 12:00 deri në ora 16:00, në zonën e SPB- Ohrit janë zbatuar kontrolle të intensifikuara në komunikacion. – Gjatë kontrolleve, zyrtarët policorë kanë konstatuar 30 drejtues të mjeteve motorike të cilët kanë tejkaluar në vende të pavëzhguara, në kundërshtim me shenjën e komunikacionit në rrugë (Ohër 15, Strugë 6, Kërçovë 4 dhe Dibër 5). Ndaj drejtuesve të mjeteve janë dorëzuar urdhërpagesa përkatëse, njofton MPB.
