Gjuajtën me armë në një aheng familjar, tre persona shoqërohen në polici

Tre persona janë shoqëruar sot në polici, sepse më 9 janar kanë gjuajtur me armë zjarri në një aheng familjar, në Dremjak të Ferizajt.

Policia ka informuar se te i dyshuari i parë me inicialet J.B (M/K), 66 vjeçar është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri (pistoletë) me 9 fishekë. Te personi tjetër dëshmitar, me inicialet R.J ( M/K), 68 vjeçar, janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri dhe një armë me gas me 20 fishekë, që të dy nga Ferizaj.StrugaLajmStrugaLajm

Ndërsa, te i dyshuari tjetër me inicialet G.Z (M/K), 68 vjeçar nga komuna e Lipjanit është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie.StrugaLajm

“Policia, pasi i ka intervistuar të dyshuarit dhe dëshmitarin e këtij rasti, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, të njëjtit janë liruar për procedura të mëtejme hetimore.”, ka informuar policia.

In : Aktuale

Loading...
loading...