Gjuhën shqipe e kanë lënë në këtë gjendje ata që pushtetin e kishin futboll në qeveri, biznes në llotari dhe sefa në Soravi

Me kompetencë shkencore dhe juridike pohoj se, për fat të keq, gjuha shqipe në RMV nuk është ZYRTARE, kështu konstaton prerazi ish kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, në postimin e tij tël fundit në facebok.
Lidhur me këtë sipas Ibrahimit, fajtorët nuk janë anonim por që siç shkruan ai sot u panë në protestën e studentëve.
”Dhe, fajtorët për këtë nuk janë anonimë – disa nga ata sot kishin dalë të abuzojnë edhe me protestën e studentëve.
Sidoqoftë, e sfidoj këtë opozitë të mërzitur për pushtet që të dalim në debat ku të duan e me kë të duan që t’i ballafaqojmë argumentet”, thekson Ibrahimi.
Ai premton se ”Gjuha e provimit të jurisprudencës së shpejti do të zgjidhet në favor të kërkesës së studentëve shqiptarë, por shton ai, kjo nuk do ta ndryshojë faktin se gjuhën shqipe e kanë lënë në këtë gjendje ata që pushtetin e kishin futboll në qeveri, biznes në llotari dhe sefa në Soravi.
.gif)




























