Gjysma e shqiptarëve janë në Facebook

Rrjetet sociale po bëhen pjesë e përditshmërisë për një pjesë të madhe të shqiptarëve, sidomos të rinjve. Të dhënat e fundit të Internetworldstat tregojnë se Shqipëria ka 1.4 milionë përdorues të Facebook, një shifër që është gati sa 50% e totalit të popullsisë, që jeton brenda vendit.

Por, kjo nuk është vetëm një mani shqiptare. Të dhënat krahasuese tregojnë se Shqipëria është e 22-a në Europë sa i përket përdorimit të “Facebook”, në raport me popullsinë.
Vendet me përdorimin më të lartë të këtij rrjeti social janë Monako, Islanda, Malta, Gjibraltari, Mbretëria e Bashkuar, si dhe vendet nordike Danimarka. Norvegjia, Suedia etj, ku përqindja e përdoruesve të Facebook varion nga 60 në 75%.

Të gjitha vendet e rajonit, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi janë “fanatikë” të ngjashëm të Facebook me rreth 50% penetrim.
Nëse shohim një tregues tjetër, atë të përdoruesve të “Facebook” ndaj totalit të personave që kanë internet, Shqipëria e ka këtë indikator rreth 78%, duke u ngjitur në vendin e 12 në Europë.StrugaLajmStrugaLajm

Shqipëria ka një penetrim të internetit prej 62.6% të popullsisë, duke u renditur e 37-a në Europë (në dhjetëshen e fundit).StrugaLajm

Interesant është Kosova, që ndonëse ka një penetrim shumë më të lartë të internetit sesa Shqipëria, prej rreth 80%, përdorues të Facebook janë vetëm 30% e popullatës.
Nuk preferojnë të humbin kohën në rrjetet sociale as gjermanët, ku vetëm 40% e popullsisë ka “Facebook”.
Rusia është shteti me përdorimin më të ulët të rrjeteve sociale në Europë, ku vetëm 7.5% e popullsisë kanë “Facebook”. /Monitor/

 


Loading...
loading...