Aktuale
Grabitja e bankës, si u morën 100 mijë lekë me pistoletë lodër
![](/wp-content/uploads/2018/09/pistol-750x430.jpg)
Një bankë e nivelit të dytë ra pre e grabitjes ditën e sotme në Durrës, pranë stacionit të trenit, ku, sipas policisë, një person i maskuar u fut dhe mori 100 mijë lekë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 14:24, ndërsa paraprakisht dyshohet se personi, ende i paidentifikuar, e ka kryer grabitjen nën kërcënimin e një sendi të ngjashëm me pistoletë lodër.
![pistola](http://www.panorama.com.al/wp-content/uploads/2020/02/pistola.jpg)
Policia ka nisur menjëherë punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit, ndërsa në kontroll të zonës është angazhuar edhe FNSH dhe forca e posaçme “Shqiponjat”.