Aktuale

Grabitje e armatosur në një bastore në Strugë



Një grabitje e armatosur ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në një bastore sportive në një fshat të rajonit të Strugës.
Sipas njoftimit të NJPB Strugë, ngjarja ka ndodhur më 16 janar rreth orës 23:00, kur dy persona të maskuar kanë hyrë në objekt, prej të cilëve njëri ishte i armatosur.
Grabitësit i kanë kanosur punonjësit dhe kanë marrë një shumë parash, pas së cilës janë larguar në drejtim të panjohur. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.
Nga SPB Ohër bëjnë të ditur se po ndërmerren masa dhe aktivitete intensive për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e autorëve.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button