AktualeStruge

Grabitje :Arrestohen dy persona në Strugë , rrahën 52-vjeçarin dhe i morën para e stoli


Dy persona, një nga Shkup dhe një nga Ohër, janë arrestuar pasi dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një 52-vjeçar dhe i kanë marrë para dhe stoli.
Sipas policisë, më 18.03.2026 rreth orës 02:35, në lagjen Plitishta në Strugë, zyrtarët policorë nga NJPB Strugë kanë privuar nga liria J.M. (31) nga Shkupi dhe S.K. (30) nga Ohri.
Ata dyshohen se rreth orës 00:20, në rrugën “Momçilo Jordanovski” në Ohër, pas një mosmarrëveshjeje paraprake, kanë sulmuar fizikisht A.K.S. (52) nga Ohri.
Një 41-vjeçare nga Ohri ka arritur ta mbrojë viktimën dhe së bashku janë futur në banesën e saj, por sulmuesit i kanë ndjekur dhe e kanë sulmuar sërish 52-vjeçarin, duke përdorur edhe një mjet të fortë. Si pasojë, ai ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konfirmuara në spitalin Spitali ‘Shën Erazmo’.
Sulmuesit janë larguar nga banesa pasi është thirrur policia, ndërsa më pas viktima ka vërejtur se nga portofoli i mungonin para dhe stoli personale.
Të dy të dyshuarit janë ndaluar në stacion policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button