Aktuale
Granatë artilerike nga Lufta e Parë Botërore u gjet në afërsi të Kalishtit të Strugës

Një predhë artilerike nga periudha e Luftës së Parë Botërore është gjetur në territorin e fshatit Kalishtë të Strugës, njoftoi sot SPB Ohër.
Sipas informacionit, dje në orën 11:20 në NJPB Strugë është raportuar se një ekip i EVN Maqedoni, gjatë kryerjes së punimeve në këtë zonë, ka hasur në një granatë të vjetër.
“Nga inspektimi i kryer është konstatuar se bëhet fjalë për një predhë artilerike nga Lufta e Parë Botërore, me kalibër 105 milimetra dhe një gëzhojë me kapsollë, gjithashtu me kalibër 105 milimetra”, thuhet në njoftimin e SPB Ohër.
Objektet e gjetura janë marrë në mënyrë të sigurt nga përfaqësues të autorizuar të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, për procedura të mëtejshme.