Aktuale
Granatë e Luftës së Parë Botërore zbulohet në Kalishtë të Strugës

Një mjet shpërthyes është zbuluar dje në fshatin Kalishtë të Strugës gjatë punimeve në terren. Ngjarja është raportuar në orën 09:00 në Stacionin Policor të Strugës.
Menjëherë në vendngjarje kanë dalë ekipet e NJPB- Strugë së bashku me një piroteknik nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim. Pas ekspertizës është konstatuar se bëhet fjalë për një granatë artilerie kalibri 105 mm, që daton nga periudha e Luftës së Parë Botërore.
Granata është marrë dhe larguar në mënyrë të sigurt, duke shmangur çdo rrezik për banorët dhe zonën përreth.