Gratë lidere seksi? Debat për foton e kryeministres pa recipeta… (FOTO)

Debati që Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin ka ndezur në media po vazhdon akoma. Reagime dhe diskutime të shumta, janë hapur pas publikimit të disa fotografive të saj ku duket e veshur vetëm me një xhaketë të zezë, pa reçipeta dhe pa bluzë poshtë. Dekolteja e hapur e Kryeministres bukuroshe, 34 vjeçare të Finlandës, u botua në kopertinën e revistës kryesore të modës Trend në vend.

StrugaLajmStrugaLajm

StrugaLajm

Sidoqoftë, pas shpërndarjes së fotografisë së saj në llogarinë e revistës në Instagram, zgjedhja e veshjes së politikanes u quajt ‘e papërshtatshme’ nga disa përdorues të mediave sociale. Edhe pse Kryeministrja dukej e mahnitshme me xhaketë e dekolte të hapur, kritika të shumta erdhën për të duke e diskutuar faktin se është një lidere dhe përzgjedhjen për veshjen e saj. Gjithsesi përballë kritikuesve, mbështetësit e saj në rrjete sociale u mblodhën shumë shpejt së bashku duke nxjerrë edhe hashtagun #iamwithsanna dhe duke shpërndarë fotografi të tyre të ngjashme me ato të Kryeministres.

Kjo nuk është hera e parë që ka reagime të ndryshme kundrejt saj, pasi ajo kishte publikuar foto të ngjashme herë pas here në Instagram. Marin, më parë kishte ndarë gjithë udhëtimin e saj të shtatzënisë, duke nxjerrë barkun e rrumbullakosur si dhe fotografi modeste të gjidhënies. Duket se Kryeministrja e Finlandës është një politikane e duhur për “gjeneratën e Instagram”.

In : Aktuale

Loading...
loading...