”Gratë shtatzëna dhe personat mbi 60-vjeç të lirohen nga puna”

Meqë Maqedonia sot (4 gusht) ka hyrë në fazën e portokalltë, Ministria e Shëndetësisë në pajtim me paralajmërimin e Drejtorisë për punë hidrometeorologjike, rekomandon që të lirohen pmoti

rej pune gratë shtatzëna dhe personat mbi moshën 60-vjeçare, ndërsa të gjithë personat e tjerë gjatë paraqitjes së çfarëdo problemi shëndetësor, menjëherë të paraqiten tek mjeku i tyre amë.

Poashtu punëdhënësve u rekomandohet që ta organizojnë orarin e punës në drejtim të shmangies së aktiviteteve në qiell të hapur në periudhë prej orës 11:00-17:00, si dhe sigurimin e pushimit nën hije dhe lëngjeve të mjaftueshme çdo dy orë.StrugaLajmStrugaLajm

Sportistët të mos i zhvillojnë aktivitetet në qiell të hapur në periudhën e lartëpërmendur, ndërsa veçanërisht nga MSH rekomandohet që institucionet që kujdesen për fëmijët (kopshtet e fëmijëve) të mos i nxjerrin fëmijët në qiell të hapur dhe të mos praktikojnë aktivitet fizik në periudhën e njëjtë.

Sa i përket personave të pastrehë, MPPS me mbështetje nga Kryqi i Kuq sot (4 gusht) do të zbatojnë aktivitete intensive për kujdesin e tyre.StrugaLajm

Në temperatura të larta, veshja duhet të jetë e lehtë, konsumim i ushqimit të lehtë dhe lëngjeve dhe mënyrë e vazhdueshme higjienik gjatë përgatitjes së ushqimit.

Personat e sëmurë kronikë, iu rekomandohet rregullisht ta marrin terapinë e përshkruar, ndërsa gjatë paraqitjes së çfarë do problemi shëndetësor ta kontakojnë mjekun e tyre amë.

In : Aktuale

Loading...
loading...