Aktuale
Gripi, evitoni kontaktet me këtë gjera nesë mundeni
Gripi është një sëmundje ngjitëse që mund të merret duke prekur edhe objekte të ndryshme që i hasim në përditshmëri.
Viruset dhe bakteret merren më shumë nëpërmjet vendeve publike, por ekzistojnë disa mënyra të thjeshta për të parandaluar ftohjen, kollën dhe simptoma të tjera që lidhen me gripin.
Nëse nuk i shmangeni dot, mbani gjithmonë me vete letra të lagura që të pastroni vendin që prekni. Ja vendet ku mund të merrni më shpejt virusin e gripit:
1-Tharëset e duarve;
2-Dorezat e dyerve;
3-Stolat dhe mbajtëset e transportit publik;
4-Celularët dhe tastiera e kompjuterit;
5-Bankomati.