LN ARCHITECTS
BLENDI PETROL
Aktuale

Gruaja e ther me thikë burrin , arrestohet nga policia

Një grua 29 vjeçare ka sulmuar me një mjet të mprehtë burrin e saj.

Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës, ku kanë treguar se ngjarja ka ndodhur në Ferizaj në rrugën “Besim Ndrecaj” rreth orës 08:00 të së hënës.

“Personi i lënduar me inicialet B.K, pasi kishte pranuar ndihmën e parë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, i njëjti është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësorë”, thuhet në njoftim.

PK ka njoftuar se e dyshuara është arrestuar dhe pasi që është intervistuar është dërguar në mbajtje për 48 orë./Shqip.com

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button