Aktuale
Grubi i kundërpërgjigjet Ziadin Selës lidhur me akuzat për 27 Prillin

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi ka reaguar pas deklaratave të lideri të ASH-së Ziadin Sela se Artan Grubi ka informuar se ku ndodhet Sela në ngjarjen e 27 prillit. Pas kësaj deklarate ka reaguar Grubi permes nje statusi ne facebook.
“Ka rrëshqit Menduhi i vogël, gjynah, mos ia zeni për të madhe, kërkon famë duke shpif dhe mendon se duke e arsyetuar ikjen e tij qyqare mund të përfiton dicka të imtë me gënjeshtra dhe trillime, mjerim.
Nejse, ne kemi punë më të zgjuara se sa qyqarllëku, ndiqeni fjalimin tim të sotëm dhe bëni selam frigacakut” ka shkruar Grubi
.gif)




























