Gruevskit po i ngushtohet rrethi. Ja çfarë pritet

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski i cili paralajmëroi dorëheqjen, thuajse për cdo ditë është i pranishëm nëpër seanca gjyqësore, ndërsa në mbrëmje del në protesta.

Analistët thonë se fuqia e tij për të mobilizuar masën është duke rënë cdo ditë e më tepër, njofton agjencia e lajmeve INA.

Në anën tjetër ballafaqimi me të drejtësinë dhe arrestime e njëpasnjëshme të bashkëpunëtorëve të tij, të përfshirë në krim dhe kriminalitet, po ngushton rrethin e tij.

Për habi, Gruevski më nuk e ka forcën kur vetëm me një deklaratë mbushte sheshet me protestues. Në protesta e fundit ai mezi po arrinë ti mbledh rreth 100 persona.StrugaLajm

Situata, do ti vështirësohet akoma më shumë me arrestimin e bashkëpunëtorëve të tij më të afërt, për të cilët Prokuroria Speciale tashmë ka bërë gati dosjet e përgatitura nga materiali i përgjimeve. (INA)








Loading…


loading…