Grupi i këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së në Këshillin e Komunës së Strugës është shprehur kundër Vendimit për vendosjen e pllakës përkujtimore të eksodit kosovar.
Kjo parti ka dorëzuar propozim për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë, me kërkesë të veçantë për marrjen e vendimit për masë të përkohshme për ndalimin e ekzekutimit të vendimit të kontestuar.
Kjo parti ka bërë kërkesë për mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese pranë Inspektoratit Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale si dhe kërkesa tjera nëpër institucione tjera.(INA)