Grupi i Zjarrit” mund të mbetet pa pozita në BDI

Vazhdojnë të thellohen dallimet në mes të Kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti dhe “Grupit të Zjarrit”. TV21 jozyrtarisht mëson se në takimin e fundit të mbajtur të premten pasdite në selinë e partisë në Reçicë të Vogël, mes Ali Ahmetit dhe Këshillit Mbikëqyrës, kryetar i të cilit është Musa Xhaferi, mbledhja ka qenë mjaft e tensionuar, ndërsa mësohet në të ka pasur edhe ofendime nga të dyja palët.

Ahmeti i ka hedhur poshtë shumicën e argumenteve dhe pretendimeve të anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës. Mësohet se kërkesa e disa prej këtyre anëtarëve ka qenë që seriozisht të shqyrtohen kërkesat e “Grupit të Zjarrit” dhe të arrihet deri te një kompromis mes palëve, me qëllim konsolidimin e partisë. Por siç mëson TV21, Ahmeti ka qenë i prerë se nuk ka kompromis e as negociata, madje ka kërcënuar se nëse “Grupi i Zjarrit” i vazhdon tubimet duke e përdorur logon e partisë, atëherë në bazë të Statutit do t’i propozojë Këshillit të Përgjithshëm masa ndaj anëtarëve të “Grupit të Zjarrit”, pse jo edhe suspendim ose përjashtim nga organet partiake, pasi që sipas Ahmetit, kjo situatë e krijuar po kalon në anarki

In : Aktuale

Loading...
loading...