GUSHTI KALOJ(?!)

GUSHTI KALOJ(?!)

Xhevdet NASUFI StrugaLajm

Partia shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim më 13 gusht konsumoj përvjetorin e njëzet të Marveshjes së Ohrit (MO) në mënyrë sakramentale.Sigurisht pret tani rezultatin e zgjedhjeve vendore në 17 tetorit/2921.
Festimi ishte i till që të mos dështoj qëllimi,të mos dëgjohet as pëshpëritje më e vogël disonante. Partitë tjera duhet të marin shembull si bëhet propaganda partiake. Eveniment për zili propagues se si duhet të kremtohet(mos)suksesi. Bile, edhepse jemi në pandemi, dje,sot dhe pas 13 gushtit anulimi i evenimentit ishte utopi,sepse partia në pushtet ka prioritet e veta. Nejse,BDI-së kjo i është shpërblyer gjetani duke qeverisë njëzetvjet, aq sa është e rritur edhe MO,por edhe rimohimi i saj kontraverz.
Arben Xhaferi për së gjalli,nënshkrues i MO deklaroj publikisht, ashtu si edhe në bashkbisedim të ndërsjell që i kishim: Po më hidhet shpesh të tërhek nënshkrimin nga MO. E vlersoj si moment rezignimi(arsye ishte moszbatimi dhe vonesat e mëdha në kohë) deklaraten e Arbrit. Ishim bashk gjatë gjith kohës së hartimit të MO (flenim bashk edhe në shtëpit tona në Veleshtë për shkaqe sigurie),sepse bindja për arsyeshmërinë dhe rëndësinë e MO kur nuk u zbeh brenda nesh. Ama, se kaq shumë shtrembërohet fryma e saj,porosia e saj, përvehtësimi dhe banalizimi partiak nuk e kemi imagjinuar. Edhe sot të bindur jemi në vlerën historike të MO,por jo me improvizimet dhe kremtet impozante.
Miq të dashur,madhështia e festimit të përvjetorit të MO nuk reflekton madhëshinë e zbatimit të saj. Festimit jo pak i kanë parapri deklarimeet shterpe, bile edhe idioteske të politikës shqiptar këndej dhe andej kufirit.Përkundër kësaj, shumë pak është bërë angazhim për motivim, për zbatueshmërin funksionale,për përsosmërin logjike në kontinuitet të MO në përputhje me parimin jetsor se jeta është më e pasur se çdo fjalë e shkruar. Kjo mospërputhsmëri është tejet prezente në filozofinë politike shqiptare këtu në Maqedoninë e Veriut që në mungesë të ideve,impenjimit kreativ, rezultateve, kërkojn shpëtimin në patriotizëm romantik, në manipulim perfid me ndjenjat religjioze të qytetarëve, në kohë të fundit edhe me integrimin si perspeltivë e vetme,përfshi edhe festimet inkoherente me kohën dhe sensin politik.
13 gushti miq të dashur kaloj. Zyrtarizimi i gjuhës shqipe,decentralizimi fiskal,zgjërimi i demokracisë konsensuale(qoft edhe nëpërmjet parlamentit dy dhomësh),përfaqsimi më cilësor dhe më i drejtë i shqiptarëve në administraten shtetrore edhe më tej mbeten pjesë e pazbatuar si tërësi. Sado që të festojm,retorizojm, edhe më shumë fetishizojm propagndën në dëm të shqiptarëve. Pra,nga pes shtyllat mbi të cilat ngritet MO për të avansuar poziten e shqiptarëve vetëm ndërprerja e armiqësive dhe respektimi i karakterit unitar të shtetit(moskërkimi i ndarjes së Maqedonisë së Veriut) është plotësuar në tërësi. Pritja vazhdon…StrugaLajm


Loading...
loading...