Përfundoi, Kampionati Ballkanik në Karate për kadet, junior dhe U21- Tivar
Hamza Zylali i artë në garat ekipore
Në ditën e tretë të kampionatit, në program ishin garat ekipore, ku u paraqit edhe sportisti i klubit tonë, Hamza Zylali tek juniorët, të cilët edhe u shpallën kampion. Ai në ditën e parë, në garat individuale junior +76kg, u plasua në vendin e pestë.
Në ditën e dytë, Drini Hajredini në kategorinë kadet -70kg, fitoi ndaj sportistit nga Serbia dhe u ndal në rrethin e dytë nga sportisti i Malit të Zi.
Loriana Ramo, në kategorinë U21, -61kg, pësoi disfatë në rrethin e parë nga sportistja e Sllovenisë.
Vazhdojmë tutje për suksese të reja!