Sot 28.nëntor.2018 në kryeqendrën shqiptare në Tiranë, në një atmosferë festive për nder të flamurit shqiptar, u zhvillua Kampionati i 19 Mbarkombëtar në Karate, për kadet, junior dhe Senior.
Morën pjesë rreth 200 sportistë nga të gjitha trojet shqiptare si: Shqipëria, Kosova, Unioni i Karatesë Shqiptare nga Maqedonia dhe Klubet Shqiptare nga Ulqini.
Në këtë ngjarje të madhe kombëtare në kuadër te Unionit të Karatesë Shqiptare në Maqedoni, mori pjesë edhe Klubi i Karatesë “Drini”nga Struga, me dy sportistë: Hamza Zylali – kadet -70kg dhe Velerda Seferi kadete – kata.
Në këtë manifestim morën pjesë figura të rëndësishme të jetës sportive por edhe ambasadori i Japonisë në Shqipëri. Fjalë rasti, gjatë hapjes së kampionatit, mbajti dhe kryetari i UKSHM z. Alim Hajredini.
Hamza Zylali në stilin e një kampioni fitoj katër lufta sportive me rezultat të thellë (9:1, 10:1, 8:0 dhe finalen 6:1) dhe me plotë meritë u shpall Kampion Mbarkombetar në Karate.
Ndërsa garuesja jonë e re Velerda Seferi këtë radhë nuk pati fat, fitoj të parë dhe e humb ndeshjen e dytë.
Sportistët tanë në këtë kampionat i udhëhoqi trajneri Shaban Murtishi.
Por klubi jonë nuk ndalet këtu, pasi sonte në ora 22:00 nga Shkupi, tre anëtaret e Klubit tonë Loriana Ramo dhe dy motrat Zana dhe Ilira Xheladini si anëtare të reprezentacionit të Maqedonisë, do të udhëtojnë për në Kampionatin Ballkanik të Karatesë, që nga data 29-02 – dhjetor – 2018 do të mbahet në Dubrovnik të Kroacisë.