AktualeStruge

Hapet “ABA Events” në Strugë –aty ku luksi, eleganca dhe natyra bëhen një pranë Liqenit

Qyteti i Strugës fiton një tjetër vlerë të shtuar në ofertën e saj për evente dhe turizëm me hapjen e sallonit modern “ABA Events”, i pozicionuar vetëm pak metra nga Liqeni.

Ky investim i ri sjell një standard të lartë në organizimin e dasmave dhe eventeve, duke kombinuar luksin, elegancën dhe një ambient të kuruar deri në detaje, në një nga lokacionet më të bukura të qytetit.

Hapja u realizua në mënyrë modeste, në praninë e bashkëpunëtorëve dhe familjarëve, por mesazhi është i qartë: “ABA Events” vjen si një projekt serioz dhe ambicioz që synon të jetë ndër destinacionet kryesore për dasma në Strugë .

Me dizajn bashkëkohor, hapësirë funksionale dhe afërsinë unike me liqenin, ky sallon pritet të tërheqë interesim të madh dhe të kthehet shumë shpejt në zgjedhjen e parë për çiftet që kërkojnë një organizim perfekt dhe të paharrueshëm.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button