Hapja e kafeneve, Bekteshi: Do të respektohet vendimi i Komisionit për Sëmundje Infektive

Hapja e kafeneve, Bekteshi: Do të respektohet vendimi i Komisionit për Sëmundje Infektive
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi tha se ka qëndrim të ndryshëm nga ai i Komisionit për Sëmundje Infektive në lidhje me hapjen e objekteve hotelerike dhe kafeneve por që do të respektojë vendimin e Komisioni pasi është organi kompetent për mbrojtje të shëndetin publik.

“Si Qeveri, nuk kemi marrë vendim për ditën kur do të hapen objektet e hotelierisë dhe për mënyrën se si do të hapen ato. Kemi propozime nga Komisioni për Sëmundje Infektive që do të rishikohen gjatë kësaj jave dhe do të merren vendime të duhura. Unë kam thënë më parë që personalisht kam një mendim të ndryshëm nga ai që është propozuar, por natyrisht si qeveri do të mbështesim vendimin e Komisionit për Sëmundje Infektive sepse ata janë kompetent për mbrojtjen e shëndetit të gjithë qytetarëve”, tha Bekteshi.StrugaLajmStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...