BLENDI PETROL
Aktuale

Haradinaj: U tregova burrështetas. Po të kish qenë burrë, e kisha kry ndryshe!

Kryeministri Haradinaj është i bindur se duke e tërhequr nga krahu prej foltores zonjën nga Shqipëria, u tregua burrë shteti. Nuk është penduar aspak e thotë se do ta kryente ndryshe nëse në vend të saj do të ishte një burrë.

“Ngjarja e djeshme është protokoll shtetëror. Në atë ngjarje e thërrasim veten edhe shtetet tjera. Është e papranueshme një i paftuar të flasë”, ka thënë kryeministri.

“Aty kenë dy zgjidhje: Ja policia, ja unë. Zot shpie kam qenë”, tha tutje Haradinaj.

Sipas kryeministrit, të qenit grua nuk e bën të falshëm veprimin e zonjës në fjalë. Ai thotë se do ta tërhiqte këdo që futet pa protokoll në ngjarje shtetërore.

“Sa të jem në detyrë kërkush s’më hyn nëpërkëmbë në ngjarje shtetërore. A ke burrë, a ke zojë, a ke fmijë”.

E, Haradinaj është fort i bindur se me tërheqjen e gruas e ka dëshmuar veten si burrështetas. E krahason marrjen e fjalës së zonjës me arrestimin e Gjuriqit.

“Na e kemi arrestu Gjuriqin atje me tregu që jemi shtet, na e kem ndalë Frashër Osekun para grus e fëmijve, e na po e lojmë një grua qaty me na torturu një popull, edhe me thanë i hijshëm i pahijshëm. Pahijshëm kom me e bo”, tha kryeministri, shkruan Express.

Ai ka përjashtuar mundësinë se kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, e ka vënë në kurth, duke ia lëshuar zonjës mikrofonin.

“Janë do virusa këtu. Ne e dimë kush e shtin. Jo nuk është e Kadrisë. Gjesti i Kadrisë ka qenë korrekt, ka shpresu që i thotë dy fjalë edhe largohet. Ajo nuk dike mu ndalë”. tha Haradinaj.

“Nëse ish kon burrë, e kisha kry edhe ma ndryshe. Qaty ku qëlloj unë nuk shkelet shteti”, përfundoi arsyetimin e tij.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button