LN ARCHITECTS
BLENDI PETROL
Aktuale

Haxhi Duraku, 90-vjeçari që po i sfidon viruset

Haxhi Duraku mbetet burim frymëzimi edhe për të rinjtë, të cilët ankohen për gjendjen e tyre, mirëpo rrallë kush prej tyre provon të përvishet të punojë aty ku ka mundësi, përfshi edhe tokën, sepse në dekadat e mëparshme – njerëzit tanë kanë jetuar kryesisht nga të ardhurat që ua sillte bujqësia

Hekuran JASHARI

Kumanovë, 15 prill – Në rrethanat e jashtëzakonshme, kur të gjitha vendbanimet iu kanë nënshtruar një regjimi të ri të jetës, në funksion të parandalimit të përhapjes së virusit korona, megjithatë ka individë të cilët me sjelljet dhe qëndrimet e tyre dinjitoze janë shembull i një morali të lartë që duhet të mbisundojë. Një shembull i tillë vjen nga lagjja Dardania e Kumanovës, kurse protagonisti i saj është plaku 90 vjeçar Durak Fazliu, i lindur në vitin 1930, i njohur në rrethin ku jeton si haxhi Duraku.
Ai është heroi i këtyre ditëve, sepse me moshën kaq të shtyrë, me punën e tij po i jep jetë kësaj zymtësie që ka mbretëruar, pas përhapjes së pandemisë globale edhe në qytetin e Kumanovës.Related PostsPri 15, 2020

Në kohën kur shumica e bashkëmoshatrëve të tij, ose nuk janë të gjallë, e në rastin më të mirë  mbijetojnë në saje të ilaçeve, Haxhi Durakun e gjen çdo ditë në bahçe duke punuar. Në një rrëfim për gazetën KOHA ai tregon se ka pasur jetë të vështirë me plotë mundime , meqenëse  gjatë Luftës së Dytë Botërore kur i kishte vetëm 14 vjeç, kishte humbur babain në luftë gjatë një përleshje.
Duraku ishte vëllai më i madh i familjes, dhe e gjithë barra e familjes tash më ishte ngarkuar mbi supet e tij. Prej shumë punëve fizike që ka kryer ai, për një kohë të gjatë të jetës së tij ka qenë murator dhe  nuk janë të pakta numri i shtëpive në rrethinën e Kumanovës  të mos jenë ndërtuar nga duart e  Haxhi Durakut.

Ai shpreh pakënaqësinë me mënyrën e jetesës se njerëzve të ditëve të sotme. Sipas tij jeta në të kaluarën ka pasur më tepër kënaqësi, për shkak se njerëzit kanë qenë më të bashkuar e më të lumtur. Njerëzit më herët gjatë ditës janë marrë me punë bujqësore, kurse orëve të mbrëmjes janë grumbulluar dhe kanë qarë hallet së bashku. Kur flet për kohët e shkuara, haxhi Duraku zë në gojë edhe gjërat që tani mungojnë, si psh. dardhat e preferuara turke, të cilat dikur të joshnin vetëm me aromën e tyre, kurse tani nuk mund t’i gjesh sepse janë tharë. I pyetur se cili është sekreti për vitalitetin e tij në këtë moshë të shtyer, ai thotë se gjithmonë është ushqyer shëndetshëm dhe ka qenë aktiv në punë. Sipas tij puna e bën njeriun të mbetet gjithmonë vital dhe këtë e dëshmon duke punuar për çdo ditë në bahçe, ku nuk ndien lodhje për shkak se e bën me kënaqësi.

Haxhi Duraku mbetet burim frymëzimi edhe për të rinjtë, të cilët ankohen për gjendjen e tyre, mirëpo rrallë kush prej tyre provon të përvishet të punojë aty ku ka mundësi, përfshi edhe tokën, sepse në dekadat e mëparshme njerëzit tanë kanë jetuar kryesisht nga të ardhurat që ua sillte bujqësia. Këtë në fund të bisedës na e konfirmoi edhe protagonisti i këtij rrëfimi, haxhi Duraku, i cili kërkoi nga të rinjtë më shumë vullnet e më shumë iniciativa. (koha.mk)42Share

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button