Hidhet gurthemeli i vakufit të ri në Strugë

Hidhet gurthemeli i vakufit të ri në Strugë

Sot më 23.09.2020 myftinia e Strugës në krye me myftiun Mr. Salim ef Sulejmani organizoi ceremoninë e gurthemelit të ndërtesës së re (vakuf) pranë komunës së Strugës. Në këtë eviniment mori pjesë kreu më i lartë i Bashkësisë Islame, reis ulema, hafiz Shaqir ef Fetahu me bashkëshoqëruesit e tij dhe anëtarët e Rijeasetit pranë BFI- së në RMV, shefi i Kabinetit të reis ulemas dhe drejtori për diaspor dr. Selver Ef Xhemaili, myftiu i Shkupit dr. Qenan ef Ismaili, myftiu i Kumanovës Abedin ef Imeri, myftiu Ohrit Samet ef Ajdari, myftiu i Manastirit Amit ef Rasimi, myftiu i Dibrës Reshat Kaçallniku, myftiu i Velesit Nijazi ef Murati, myftiu i Prilepit Shefket ef Imeri, përfaqësues nga myftinia e Gostivarit, Sabahudin Zendeli dhe Mallzim ef Zendeli, përfaqësues nga myftinia e Kërçovës Erqan ef Selimi dhe Vullnet ef Memedi, përfaqësues nga komuna e Strugës, anëtarët e myftinisë së Strugës, hoxhallar, afarist dhe xhematë.
Programi filloi me një ashere nga imami Maksut ef. Maksutofski. Pastaj fjalë rasti pati myftiu i Strugës Mr Salim ef Sulejmani i cili përshëndeti të pranishmit dhe tregoi për historikun dhe sakrificën e ruatjes së këtij vakufi nga gjeneratat e kaluara deri më sot. Programi vazhdoi me fjalimin e reis Ulemas Shaqir ef Fetahu i cili foli për rëndësinë dhe vlerën e vakufit. Mes tjerash resi përmendi edhe sukseset e myftinisë sē Strugës dhe organizimin e jetës fetare nga ana e saj. Ceremonia e gurthemelit të vakëfit mbaroi me një dua të cilën e bëri myftiu i Shkupit Qenan ef Ismaili.
Allahu na ndihmoft në realizimin sa më të shpejt të këtij projekti. AMIN!StrugaLajmStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...