Hiqet testi psikologjik për punësim në administratë

Testet psikologjike si kusht për punësim në administratë, por edhe për emërimin e kuadrove drejtuese në institucionet hiqen. Në vend të kësaj, do të përforcohet procesi i intervistimit të kandidatëve përmes komisioneve profesionale për selektim.
Vetë sjella e ligjeve për teste psikologjike në vitin 2011 prej qeverisë së mëparshme, si kusht gjatë punësimit në administratë ishte kontrakdiktor dhe shkaktoi vëmendje të madhe në opinion, ndërsa pezullimi i tij tani e ka zgjuar kastin psikologjik.
Drejtorët e institucioneve arsimore, të shkollave fillore, të mesme, të Qendrës Shtetërore të Provimeve, të Shtëpive të nxënësve dhe studentëve, të Byrosë për Zhvillimin e Arsimit, më nuk do t’u nënshtrohen testimeve psikologjike si kusht për t’u punësuar. Testi psikologjik dhe testi për integritet më nuk do të jetë kusht i nevojshëm as për drejtorët e Agjencisë për Mbështetjen e Sipërmarrësisë, Byrosë për Meteorologji, Drejtorisë për Evidentimin e Librave Amë, Drejtorisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Agjencisë për Investime të Huaja, Byrosë për Siguri Publike.
Këto ndryshime dalin prej Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për nëpunës administrativ, i cili u miratua më 18 janar, ndërsa në fuqi hyri më 26 janar, që tërhoqi ndryshimin e një sërë ligjesh.
Ndryshimet e ngritën në këmbë kastin psikologjik, i cili nuk pajtohet me elaborimin zyrtar në ndryshimet ligjore. Thonë ka teste, ka kuadro për standardizim, ndërsa ka edhe mjaft psikologë për zbatimin e testeve.
“Të thoni se nuk do të zbatonit test në përzgjedhjen profesionale është sikur të thoni se nuk do të bëni EKG në kontrollin kardiologjik”, komentojnë disa prej psikologëve.
Por pyetja për të cilën akoma nuk ka përgjigje është se si duhet të jetë profili i një nëpunësi të thjeshtë shtetëror, nëse ka pasur nevojë të vihet testi psikologjik, që në një pjesë të testimeve është ndërmarrë dhe standardizuar prej përvojave amerikane, që nuk përgjigjet as me rrethanat në Maqedoni dhe as me nevojat e administratës shtetërore.
Edhe psikologët kanë mendime të ndryshme në lidhje me testet të cilat deri më tani janë zbatuar në procesin për përzgjedhjen profesionale të kandidatëve për nëpunës administrativ, të cilët vetë e kanë paguar testin edhe atë 1.950 denarë, gjithsesi pa garanci se do të pranohen. Por janë edhe dyshimet e arsyetuara se testimi i deritanishëm gjegjësisht do të ishte “larje parash” e madhe.
Nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës Publike (MSHIA) thonë se ndryshimet do ta lehtësojnë procesin e punësimit, do t’i lirojnë kandidatët prej shpenzimeve plotësuese, ndërsa edhe vetë testet janë dëshmuar si joefikase, gjegjësisht të panevojshme gjatë punësimit në administratë.




























