Histori frymëzuese, çifti shqiptar gjejnë njëri-tjetrin pas 13 vitesh

Marigonë Berisha, ishte vetëm 5 vjeçare kur njohu bashkëshortin e saj. Ajo jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por në Kosovë kishte një shok me të cilin luante kur vinte në pushime.

Ata të dy madje kishin bërë edhe një fotografi bashkë në një dasmë dhe secili prej tyre kishte një kopje të saj. Por jeta bëri që ata të humbin kontaktet për plot 13 vite. Katër vite më parë ata gjetën sërish njëri-tjetrin dhe u lidhën bashkë. Lidhja e tyre u kurorëzua me martesë në gushtin e vitit 2019. Historinë e saj, Marigona e rrëfeu në rrjetin social Twitter ku edhe mori shumë reagime nga njerëz të ndryshëm.StrugaLajmStrugaLajm

Ky është postimi i saj i plotë: Kur isha 5 vjeç, unë kisha një mik në Kosovë me të cilin luaja. Mbaj mend që kemi bërë një foto së bashku në një martesë. Ne i humbëm kontaktet por gjetëm njëri-tjetrin pas 13 vjetësh. Të dy kishim një kopje të fotos. Kanë kaluar 4 vjet, ne sapo festuam përvjetorin e parë të martesës në gusht.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...