Histori nga Dollogozhda

Agim Dauti

,,Krismat e mbrëmjes,,
vajza dollogozhdare për të ruajtur nderin,
dhe vrau dy xhandarë serb

Jemi në një kohë të disa shqetsimeve, ku duhet të kalojmë një kohë të izoluar nga shoqëria për të kaluar virusin vdekjeprurës! Për këtë arsye që të kalojmë këtë kohë më lehtë por edhe për të kujtuar të kaluarën e lavdishme të heroizmave të rralla, unë po postoj një ndodhi një heroizëm të pashoq të një vajze dollogozhdare e cila për të ruajtur nderin vret dy xhandarë serb!
Kërkoj ndjesë për ndonjë gabim gjuhësor, por u lutem të keni durim, ta lexoni deri në fund që t’u kaloi koha sa më lehtë!

…Dollogozhdë o vënd i that,
çfarë të la ti mëmë e at,
një grusht dhe, pushkën e gjatë…

Shpesh herë e kemi theksuar dhe e theksojmë, se ne kemi një histori aq të dhimbshme por aq të begat plotë heroizma dhe trimëri! E keqja është se kjo gjithmon ka ngelur pa u shënuar, rrallë mund të gjesh shënime dhe ata pak shënime i gjen tek shënimet e armikut, dhe kur I gjen tek shënimet e atij dihet si janë të shkruara ashtu si i ka konvenuar atij!Ne, edhe nuk kemi patur njerëz të shkolluar por edhe ata që kan patur atë mundësi të shkruajnë janë ruajtur që mos u gjejnë shënimet! Kështu historitë ngjarjet, betejat e ndryshme trimëritë heroizmat janë fakte të vërteta të lënë brez pas brezi! Por ka edhe një të keqe edhe më të madhe!Edhe ata më të moshuarit që na kanë treguar për ata ndodhi, ne nuk I kemi ndëgjuar me vëmendje, por edhe po që t’i kemi ndëgjuar për fat të keq nuk i kemi shkruar!
Kam kërkuar nga miq shok dhe dashamirë që disa ndodhi historike që i kemi dëgjuar t’i shkruajn ata që duhet, historianët dhe gjuhtarët!

Para shumë kohësh, e kam të ndëgjuar një ngjarje nga sot i ndjeri Nafoz Ida, i cili në atë kohë e tregonte dhe për emrat e pjesmarrësve në atë ngjarje, që për fat të keq nuk i kemi shënuar! Por për këtë ngjarje daj Fozi nuk më ka treguar të vetmit mua, që në fakt dmth se un trilloj diçka, por edhe shum personave të tjerë! Ndër ta është edhe nipi i vet Xhemi Ida, me të cilin kam biseduar për këtë ngjarje që mos ndoshta ai mban mend emrat dhe familjen në fjalë, për fat të keq nuk I kujtohej!Për ngjarjen në fjalë kam pyetur dhe të moshuar të tjerë por e dinin ngjarjen si ngjarje por nuk u kujtohej kujt dhe kur i ka ndodh!
Për mos e lën pa shkruar këtë ngjarje heroike un do të shkruaj atë çfar kam ndëgjuar kurse emrat e personave nuk janë të njëjtët!
Ngjarja ka ndodhur me siguri gjatë pushtimit serb në trojet tona dmth pas vitit 1913. por me siguri dhe pak më vonë sepse kur ka ndodhur ngjarja në Kodrën e Dollogozhdës ka qenë e ndërtuar një ndërtesë famëkeqe në të cilën ishin vënduar zyrat e xhandërmarisë serbe, kurse po ashtu aty në përdhese ishte i ndërtuar dhe një burg famëkeq! Edhe gjeneratat e mëvonshme e mbajnë mend atë ndërtesë dhe e quanim ,,Stanica,, ku ishte Stacion policor!
Në ngjarje bëhet fjalë për një familje tre anëtarëshe baba Luti, nëna Ajshe dhe vajza Besa 18 vjeçare!
Shtëpia e Lutit gjindej diku lartë nga mesi fshatit, një shtpëi përdhese e mbuluar me kashtë thekri si shumica e shtëpive në atë kohë! Lutit, Zoti i fali vetëm një vajzë Besën, e cila sipas treguesit të ngjarjes ka qenë shumë e bukur! Luti mirrej me bujqësi, por kishte dhe 5 kokë dele të cilat i kulloste bariu i fshatit!Kur kishte kohë më të lirë shkonte me gomar të marr dru, por ishin shumë të kujdesshëm sepse nuk i linin xhandarët serb! Gruaja e tij Ajshe mirrej me punët e shtëpisë të cilës i ndihmonte vajza në të shumtën e rasteve, por kur Besa ishte e lirë kishte shoqet në afërsi me të cilat rrinte bashkë ku her loznin gjatë festave të ndryshme kurse në ditët tjera bënin lloj-llojë punë duarsh të qëndisura dhe punime tjera!
Vajza rritej dhe prindërit e shihnin që jo vetëm që ish e bukur por edhe zgjuar! Herë ndëgjonte bisedat në mes prindërve, por edhe bisedat e babait me burrat e fisit! Ghithë kohën flisnin për pushtuesit serb, vrasjet keqtrajtimet vjedhjet nga xhandarët serb! Për këtë i kish folur dhe njeriu i zemrës, personi që ajo e donte me gjithë shpirt e zemër Bardhi! Takoheshin rrallë, kur kishin mundësi! Bardhi ishte djal i pashëm i lartë shpatull gjërë dhe trim! Mirej me punë të blegtorisë por edhe me punë të tjera! Edhe ai shum e deshte vajzën e bukur!Besa e dinte edhe atë që babai kishte blerë nga një burrë koburen të cilën e mbante të fshehur tek teshat e palosura! Ajo shpesh herë shkonte e mirte dhe e mbante në dorë! Babai rrallë e fuste kuburen në brezë dhe e mirrte me vehte sepse xhandarët shpesh i kontrollonin fshatarët dhe i malltretonin!
Një ditë Luti u kthye me vonesë, e shoqja u brengos pak! Doli e thirri vajzën disa herë por ajo nuk i ktheu përgjegje! Nëna mendoi se ka shkuar tek kojshit, kurse ajo pak më lartë ishte bashkë me Bardhin! Në ndërkohë erdh Luti dhe thirri vajzën që t’i ndihmoi diçka! Ajo nuk u përgjegj, por jashtë doli e shoqja! Babai e pyeti për vajzën se ku ishte, por ndërkohë ajo erdhi me të nxituar, por në zërin e saj kishte një dridhje! Luti se ç’ndjeu diçka por nuk foli!
Të nesërmen para se të nisej për në fushë i foli të shoqes:
-Vajza na u rrit, ne shpesh po na vijn shkezë në der por
kemi refuzuar sepse ishte e vogël por tash më duket se duhet me patur kujdes! Mbrëm se si mu duk vajza kur erdhi i dridhej zëri sikur ka bërë ndonjë gabim! Mos ndoshta ka ndonjë të njohur dhe ne nuk dijm gjë?! – i foli Luti gruas
Nuk di çfarë të them, nuk më ka rënë gjë në sy! – foli e shoqja
Nuk e di as unë – tha Luti, por duhet menduar kjo punë!Por mos harroj se naa kanë thirrur për darkë në Tatesh tek Tafi, dhe duhet të shkojm patjetër sepse erdhi djali deri këtu na ftoi!
Po mirë shkojmë sonte, eja më heret prej fushe dhe shkojmë! Vajza le të shkoi tek kushëritë!
U bë ashtu e lëm, sonte shkojm për darkë!
Nëna kur u kthye në shtëpi tregoi së bijës!Edhe ajo ra dakord!
Luti erdhi më herët nga fusha! Në ndërkohë djelli ishte në të përënduar! Pasi u bën gati u nisën për në miqësi! Luti disa herë shkoi deri tek arma, dhe herë deshte ta fus në brez her nuk deshte! E la në vendin që e linte gjithmonë! Porositën vajzën që pasi të bëj ata pak punë të mbyll derën dhe të shkoj të rri atë natë tek kushëritë!
Kur u nis Luti me të shoqen për në rrugë, sytë prej të poshtri e panë nisjen e tyre! Qeshi ndër vehte Diku, miku i ngushtë i serbeve! ,,do shkoj t’u tregoj xhandarve le të vijnë të bëjnë qef me bukuroshen e Lutit,, mendoi ndër vehte!
Besa, bënte punët e shtëpisë por edhe mendonte që të shkoi tek kushëritë, por ndoshta do të vinte Bardhi edhe pse nuk kishin lën takim për atë natë, ai ishte në stane! ,,Po ku ta dish, ndoshta vjen,, mendoi Besa me një dëshirë të zjarrt në shpirt!
Nata ra mbi tokë, kandili ishte ndezur në shtëpinë e Lutit! Fatmira akoma mirej me punët e shtëpisë!
Në ndërkohë Diku shkoi i lajmëroi xhandarët për vajzën e vetmuar në shtëpi! Komandirin nuk e gjeti por gjeti sepse kishin shkuar në patrulim me dhjetë ushtarë! Gjeti tre xhandarë tek ,,Stanica,,! U tregoi dhe ata filluan të qeshin! I konfirmuan se do viijnë! Natën terr Diku me dy xhandarët doli nga ,,Stanica,,! Ngadal i afroheshin shtëpisë së Lutit! Në oborr qeni filloi të leh me të madhe! Besa doli me nxitim në derë, dhe pa siluetat e dy personave! Mbylli derën dhe i vu shulin! Në ndërkohë ata mbërrin tek dera duke i rënë me shqelma dhe duke e shtyrë për ta hapur, por dera nuk hapej! Besa nxitoi mori kandilin dhe shkoi tek vendi ku ishte arma, e gjeti dhe e mor e mbante shtërnguar në dorë! Kandilin e fryu dhe e shojti që mos shihej ku është!
Dy xhandarët më kotë i binin dhe shynin derën por ajo nuk hapej! Ngritën kokën dhe panë shtpëinë përdhese të mbuluar me kashtë! Nxituan nga ana e pasme prej nga ishte më lehtë për të hypur në kulm!
Xhandari i parë hypi dhe me duar hapi kashtën, dhe u fut ngadal mbi trarët e shtëpisë! Besa e dalloi shumë mirë siluetën e ti në kashtën e hapur prej nga dukej qielli! Drejtoi armën dhe qëlloi! U ndigjua krisma dhe një rënkim! Xhandari mbet mbi trarët e kulmit! Xhandari tjetër e thirri dy tri herë në emër shokun e vet por nuk mori përgjegje! Nxitoi shpejt nga ana e pasme dhe edhe ai hypi mbi kulm, e gjet vendin e hapur! Besa e ndëgjonte me vëmendje zhurmën që bënte xhandari duke u ngjitur në kulm! Edhe siluetën e ti e dalloi mirë që u çfaq në qiell! Qëlloi përsëri, u ndigjua krisma dhe përsëri një rënkim! Xhandari i dytë i vrarë mbeti mbi tratë e shtëpisë! Besa edhe për disa çaste nuk lëvizi por ndigjonte se a do të lëvizin xhandarët ose jo!
Në ndërkohë krismat i kishin ndëgjuar kushëritë dhe erdhën me të nxituar! Bessa u tregoi gjakftohtësisht se çfarë ka ndodhur! Ata e morën Besën dhe e fshehën në kojshi! Kurse njëri nga kushëritë shkoi në Tatesh ku kishin shkuar në miqësi Luti me të shoqen! Pas një kohe erdhën Luti me të shoqën me të nxituar e panë vajzën! Nëna qante me të madhe! Luti me kushëritë u morën vesh, një zgjidhje kishte, vetëm të largohet nga shtëpia në drejtim të panjohur! Dhe ashtu bën, pasi morën pak tesha me vehte dhe pak buk u nisën natën për në rrugë! Besa duke ecur mendjen e kishte tek Bardhi, iku pa e parë lotët filluan ti rrjedhin! Këmbët mezi i lëviznin, disa herë kthehu kokën pas derisa nuk pa më asgjë, fshatin e përpiu nata e zezë! Ecnin fushës për të mos rënë në duart e serbëve!

Ditën e nesërme pasi ishin kthyer ushtarët e tjerë serb kishin ardhur kishin marrë kufomat e ushtarëve të vrarë dhe i kishin malltretuar të afërmit e Lutit dhe kojshit për të ditur se si ka nddhur ngjarja!
Ngjarjen e ndodhur e kish marrë vesh edhe Bardhi i cili me të nxituar erdhi të informohej më gjatë dhe të dijë se ku është Besa!
Kanë ikur për rrugë, i kishin thënë të afërmit, por për ku asnjë nuk e dinte! Një gjë e dinin për drejtimin për Manastir!
Bardhi, u kthye në shtëpi të vet veshi rroba tjera mori me vete buk dhe u nis pas tyre!
Kohë më vonë njerzit thonin se i ka arritur familjen e Lutit dhe u është bashkangjitur, por të tjerë thonin se nuk i ka gjetur dhe është kthyer përsëri dhe ka ikur për Kosovë ku është bashkuar disa luftarëve që kanë luftuar kundër pushtuesit serb!

(në historinë tonë ka shumë ndodhi tragjike, por edhe heroizma të mëdha, por për fat të keq nuk janë të shkruara! Ngjarja në fjalë ka ndodhur me të vërtetë)


Loading...
loading...