“Honeyland” filmi nga Maqedonia me dy nominime për çmimin “Oskar”

Një pjesë e ekipit të filmit “Toka e përmjaltur” kështu e priti lajmin për dy nominimet për “Oskar”. Videon në Facebook e publikoi Samir Luma, i cili është njëri nga kameramanët e filmit, që vitin e kaluar fitoi dhjetëra çmime prestigjioze në gara botërore të kinematografisë.

Akademia amerikane e filmit sot ka njoftuar që filmi dokumentar “Toka e përmjaltur” është nominuar për çmimin prestigjioz “Oskar”, edhe atë në dy kategori- për film më të mirë dokumentar dhe për film më të mirë të huaj. Bëhet fjalë për sukses historik sepse për herë të parë një film nga Maqedonia do të garojë për “Oskar” në dy kategori. Në kategorinë dokumentar më i mirë, janë kualifikuar 159 filma nga mbarë bota. “Toka e përmjaltur” është në mesin e 15 më të mirëve ndërsa prej sot, në mesin e pesë filmave që kanë mundësi që të fitojnë “Oskarin”. Në garën për filmin më të mirë të huaj janë paraqitur 91 filma dhe “Toka e përmjaltur” arriti të nominohet për çmimin e madh të filmit.

Dokumentari “Tokа e përmjaltur” tregon historinë e Atixhes, gruaja e fundit që kultivon bletë të egra në Evropë dhe jeton vetëm me nënën e saj në Maqedoninë qendrore. Ideja është të tregohet lidhja e njeriut me natyrën dhe prishja e ekuilibrit natyror. Regjisorë janë Ljubomir Stefanov dhe Tamara Kotevska, produksioni dhe montazhi janë nga Atanas Georgiev ndërsa kameraman janë Samir Luma dhe Fejmi Dauti.StrugaLajmStrugaLajm

“Toka e përmjaltur”

Jemi të lumtur që kritikët botërorë dhe anëtarët e Akademisë e kanë dëgjuar britmën e planetit, e cila bën jehonë mes kornizave të filmit. Kjo është hera e parë në historinë e Oskareve një film dokumentar të nominohet në dy kategori, që do të thotë se kjo nuk është vetëm një sukses në përmasa historike, por gjithashtu konfirmon se gjuha dokumentare po hyn në epokën e vlerësimit të vërtetë. Filmi bën thirrje për modesti, dhe kur shohim dashuri në sytë e shikuesve, besojmë fuqishëm se mesazhi njihet dhe që modestia është epoka e re, përmes së cilës do të ecim me fat përpara”.StrugaLajm

Ceremonia e ndarjes së çmimit më prestigjioz të filmit do të mbahet në Los Anxheles. Nëse “Toka e përmjaltur” do të fitojë Oscar do të dihet më 10 shkurt.

Igor Stefanovski


Loading...
loading...