Horror /Burri vret gruan shtatzanë para objektit të Gjinekologjisë në Prishtinë

Një grua shtatzënë dyshohet se është vrarë nga ish-bashkëshorti i saj.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar se ngjarja e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 18:00.

Ajo ka thënë se viktima është 35-vjeçare.StrugaLajmStrugaLajm

“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35-vjeç. Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje”, ka treguar Ahmeti.StrugaLajm

“Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes”, ka treguar ajo.

In : Aktuale

Loading...
loading...